Diego Armando Maradona është i sigurt se finalja e Ligës së Kampioneve nuk do të ketë përballjen e shumëpritur Barcelona-Real Madrid.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve Barcelona-Milan dhe Bajern Mynih-Olimpik Marsejë, legjenda e futbollit argjentinas ka shprehur mendimin e tij në Twitter.
“Po e them sot, Bajern Mynih do të eliminojë Real Madrid. Nuk do të ketë një finale spanjolle”, ishte parashikimi i Maradonës.
Tani pritet të mësohet se me çfarë kuptimi e ka shkruar Maradona këtë koment. Versioni i parë është se e ka bindur forca e Bajernit, që po shkëlqen gjatë javëve të fundit si në kampionat, ashtu dhe në Evropë.
Ndërsa versioni i “komplotistëve” është se Maradona, duke qenë një mik i Murinjos, në këtë mënyrë ka parashikuar një eliminim të Realit, i vetmi kundërshtar që mund të mposhtë Barcelonën e favorizuar nga UEFA. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 04 April 2012 12:47