Sikur të mos mjaftonin tensionet e shpërthyera në ditët e fundit mes futbollistëve të skuadrës së Mançester Sitit, situata është acaruar më shumë nga vetë trajneri Roberto Mançini.
Ky i fundit ka vendosur që të mos lejojë më muzikë në dhomat e zhveshjeve të futbollistëve para fillimit të takimeve të ekipit. Sipas “Daily Star”, tekniku italian ndjen se këngët dëmtojnë rëndë përqendrimin e futbollistëve të tij dhe ka qenë arsyeja kryesore e rezultateve negative gjatë kohëve të fundit që shkaktuan dhe rënien në vendin e dytë në renditjen e kampionatit anglez.
Vendimi i tij ka acaruar edhe më tepër futbollistët e skuadrës të cilët tashmë mendojnë se ndaj tyre janë vënë rregulla shumë strikte dhe nuk ka më vend për argëtim në këtë klub. Ata kanë marrë si krahasim rivalët e Mançester Junajtid ku një person shumë më tepër “klasik” si Aleks Ferguson, i lejon lojtarët të dëgjojnë muzikë lirisht si para, ashtu edhe pas ndeshjes, cilido qoftë rezultati i saj. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 14 March 2012 20:11