Trajneri i Mançester Sitit, Roberto Mançini, ka bërë kërkesë për fonde të tjera që të blejë përsëri lojtarë gjatë merkatos së janarit. Në këtë mënyrë, ai shpreson që të shuajë përfundimisht ëndrrën e Mançester Junajtid për të rifituar titullin në këtë sezon.
Trajneri italian është i bindur se kjo është mënyra e vetme e sigurt për të fituar kampionatin anglez pas 44 vitesh pa suksese.
“Ky mund të jetë titulli i parë pas shumë vitesh dhe ne na duhet të bëjmë gjithçka për t’ia arritur qëllimit”.
Bordi drejtues, i shqetësuar rreth rregullores së re të “Fair Play” Financiar, dëshiron që Mançini të shesë lojtarët e tepërt para se të blejë të tjerë. “E di që ky është problemi, po nuk kam lojtarë mjaftueshëm”, ishte deklarata e çuditshme e Mançinit.
Pronari i Mançester Sitit, sheiku Mansur, ka harxhuar 500 milionë sterlina për blerjen e lojtarëve që në gushtin e vitit 2008, kur bleu klubin anglez. (LajmeShqip.com)
Friday, 06 January 2012 11:07