Roberto Mançini ka deklaruar se nuk ka pasur kurrë frikë se mos Pep Guardiola i zinte vendin e punës në drejtimin e Mançester Sitit. Ish-trajneri i Barcelonës i dha fund spekulimeve për të ardhmen e tij pasi u bë e ditur se kishte zgjedhur Bajern Mynih për të vazhduar karrierën e trajnerit. Një lajm i tillë ka qetësuar shumë trajnerë, vendet e punës të të cilëve rrezikoheshin nga spanjolli, por Mançini ka treguar se ai nuk ishte një prej tyre.
“Për mua Guardiola nuk ishte një problem. E kuptoj që njerëzit do të shkruajnë çdo ditë që çdo trajner dëshiron të marrë këtë vend pune, pasi është mjaft i mirë. Por ne kemi punuar mirë këtu. Kam një kontratë pesëvjeçare dhe mendoj se është e mundur që të qëndroj këtu për 5 vjet”.
“Ju duhet të pyetni Guardiolën. Pas një viti ai vendosi të shkonte te një skuadër e rëndësishme. Bajern Mynih është një nga klubet elitare në historinë e futbollit. Kjo ishte zgjidhja më e mirë për të”, tha tekniku italian. (LajmeShqip.com)
Friday, 18 January 2013 16:05