Trajneri i Mançester Sitit, Roberto Mançini, mendon se skuadra e tij nuk e meriton të qëndrojë 15 pikë prapa Mançester Junajtid në renditjen e kampionatit, duke insistuar se tabela e klasifikimit “nuk është e drejtë”. Dy skuadrat vihen përballë njëra-tjetrës të hënën në derbin e ethshëm të Mançesterit, ku Siti do të udhëtojë në “Old Traford” për të kërkuar të mposhtë Junajtid, që nuk njeh humbje në kampionat që në nëntor.
“Nuk e meritojmë të jemi 15 pikë pas tyre në renditje”, tha Mançini para gazetarëve. “Junajtid ka luajtur shumë mirë dhe ka fituar shumë ndeshje. Ata janë të pamposhtur në 18 ndeshjet e tyre të fundit në kampionat dhe humbja e tyre e fundit ishte përballë Noruiç. Ndaj ata e meritojnë të jenë në kreun e renditjes. Por jo me 15 pikë diferencë, kjo nuk është tabela reale e klasifikimit”.
“Ne tani na mbeten edhe 8 ndeshje. Nëse luajmë mirë dhe fitojmë shumë nga këto ndeshje, ndoshta mund të shkurtojmë diferencën. Ky duhet të jetë objektivi ynë për momentin”, tha trajneri italian. (LajmeShqip.com)
Friday, 05 April 2013 18:29