Trajneri i Mançester Sitit, Roberto Mançini, ka kritikuar kufizimet financiare që po propozohen në kampionatin anglez, të cilat sipas tij janë ideuar vetëm për të ndaluar rritjen e klubeve si ai në të cilin bën pjesë. Sipas këtyre rregullave, do të jetë shumë e vështirë që investimet e jashtme të ndihmojnë rritjen e menjëhershme të një klubi, siç ka ndodhur me Mançester Sitin në vitet e fundit.
“Unë nuk jam dakord. Nëse unë jam i pasur, dua që të shpenzoj të gjithë paratë e mia për klubin që kam në pronësi. Nuk jam dakord në përgjithësi me këtë rregull, por ky mbetet opinioni im personal”, tha tekniku i Mançester Junajtid.
“Nëse rregullat janë të tilla, ne duhet të punojmë sipas tyre, nuk mund ta ndryshojmë një gjë të tillë, na duhet të blejmë lojtarë të mirë. Nëse duhet të blesh lojtarë të mirë, duhet të shpenzosh. Tani duhet të punojmë më shpejt për të gjetur lojtarë të mirë që nuk kushtojnë shumë”, tha trajneri italian.
Sipas tij, problemi që nuk trajtohet kurrë është rritja artificiale e çmimit të lojtarëve sa herë që ekipet e mëdha interesohen për një të tillë.
“Nuk i kuptoj mirë si punojnë këto rregulla, por duhet të veprojmë ndryshe. Është e qartë se me këtë rregull do të jetë më e vështirë se 10 vite më parë. Por nëse punon mirë, mund të gjesh lojtarë të mirë pa pasur nevojë të shpenzosh 30 milion paund për një futbollist. Por është gjithashtu e vërtetë se sa herë që Mançester Siti vihet në lëvizje për një futbollist, nëse vlera e tij është 10 milion paund, për ne rritet në 30 milion paund. Duhet të ketë rregulla për të ndalur edhe një gjë të tillë”, tha Mançini. (LajmeShqip.com)
Saturday, 09 February 2013 10:16