Trajneri i Mançester Sitit, Roberto Mançini, ka komentuar me ironi paraqitjen e shkëlqyer të skuadrës së tij në ndeshjen e të shtunës përballë Njukasëll ku ra në sy sidomos Samir Nasri, një prej futbollistëve që ai ka kritikuar më tepër gjatë këtij sezoni.
“Do të doja ta godisja me grusht, pasi një lojtar si ai duhet të luajë gjithmonë si këtë radhë, gjithmonë. Në çdo ndeshje! Ndoshta në një ndeshje mund të luajë keq, por me cilësitë që ka, ai duhet të luajë gjithmonë mirë”, ishte komenti i trajnerit italian.
“Nuk di të them se cili ishte ndryshimi në këtë takim. Nuk e kuptoj shpesh se si një lojtar i një cilësie të tillë nuk luan gjithmonë si këtë radhë. Mendoj se në përgjithësi viti i dytë është më i vështirë për të fituar. Shpesh një futbollist në situata të tilla mendon se të luash në 50% është mjaftueshëm. Ndoshta ky është problemi i tij në këtë sezon”, deklaroi trajneri italian i Mançester Sitit. (LajmeShqip.com)
Monday, 01 April 2013 10:25