Roberto Mançini ka filluar të korrigjojë gabimet që skuadra e tij ka shfaqur në pjesën e parë të sezonit dhe hapi i parë ka qenë përmirësimi i goditjeve standarde. Por këtu nuk bëhet fjalë për gjuajtjet nga lojtarët e tij, por mënyra se si reagojnë ata në murin mbrojtës kur gjuan kundërshtari.
Skena e famshme kur Samir Nasri u fsheh pas Xheko në minutën e fundit të derbit ndaj Mançester Junajtid dhe lejoi Van Persin të shënonte, ka bërë që trajneri italian të provojë të “forcojë” rezistencën e lojtarëve në murin mbrojtës.
Këtë radhë, Mançini vendosi në mur katërshen Milner, Garcia, Xheko dhe Berri, duke i qëlluar me pas me dashje me top, për t’i nxitur të reagonin dhe të mos fshiheshin pas njëri-tjetrit. (LajmeShqip.com)
Saturday, 12 January 2013 09:54