Roberto Mancini sërish ka injoruar Xherdan Shaqirin.
Trajneri i Interit vazhdon të injoroj kosovarin Xherdan Shaqiri, pavarësisht se sot ishte shkruar në mediat italiane se ai do të qëndroj në Inter.
Mancini ka vendosur që të mos e ftoj Shaqirin për ndeshjen miqësore kundër Athletc Bilbaos, duke treguar kështu se nuk bën pjesë në planet e tij.
Po ashtu për këtë ndeshje nuk janë ftuar as Marco Andreolli, Danilo D’Ambrosio, Hernanes, Ezequiel Schelotto dhe Saphir Taider.
Megjithatë, Mancini ka vendosur që për këtë ndeshje të ftoj sulmuesin e talentuar Rey Manaj.
Ja lojtarët e ftuar:
Portierë: 1 Handanovic, 30 Carrizo, 46 Berni;
Mbrojtësit: 5 Juan Jesus, 14 Montoya, 21 Santon, 23 Ranocchia, 24 Murillo, 25 Miranda, 55 Nagatomo, 93 DiMarco;
Mesfushorët: 7 Kondogbia, 10 Kovačić, 13 Guarin, 17 Medel, 27 Gnoukouri 77 Brozovic;
Sulmuesit: Palacio 8, 9 Icardi, 35 Jovetiç, 97 Manaj.
Shaqiri gjatë gjithë kësaj vere është injoruar nga Mancini, ndërsa dy ditë më parë, luajti në miqësoren shumë pak të rëndësishme në Brunico përballë Al Ahly.
Saturday, 08 August 2015 08:11