Menaxheri italian priti një test të vështirë nga ana e Steve Bruce, por ashtu nuk doli sepse skuadra e Mancinit i dhuroi një pesëshe Sunderlandit në sfidën e fundit.
Bosi i Manchester City e ka lavdëruar anën e tij pas disfatës që i dhuroi Sunderlandit, por pranoi se ai ishte disi i befasuar nga rezultati.
Adam Johnson, Carlos Tevez, David Silva, Patrick Vieira dhe Yaya Toure ishin golashënuesit të cilët e vendosën në vendin e tretë në tabelën e Premier League, një pikë përpara Chelseas.
Ishte e rëndësishme që e fituam këtë lojë, sepse patëm mundësi për të shkuar në vendin e tretë, dhe e bëme ketë.
Para se të lojës kam menduar se do të jetë e vështirë, sepse nuk është e lehtë ta mposhtesh Sunderlandin.
Ata janë një ekip i fortë, të cilët punojnë shumë mirë dhe menaxher i tyre di çdo gjë. Por ne filluam të ndezim lojën dhe ishte shumë e rëndësishme.
Unë jam i befasuar, por shumë i lumtur. Është e rëndësishme që të shënoni pesë gola.
Është e mundur që kjo ndeshje të na japë besim për lojërat tona të mbetura, por është e rëndësishme tani që ne të vazhdojmë dhe të shkojnë në Liverpool në kërkim për ti fituar tri pikë.
Monday, 04 April 2011 15:26