Roberto Mançini, pavarësisht problemeve me lojtarët apo me mediat, ka qenë gjithnjë një figurë e dashur për tifozët e Mançester Sitit të cilët nuk kanë harruar faktin se nën drejtimin e italianit fituan përsëri titullin kampion duke thyer hegjemoninë e Mançester Junajtid.
Duket se edhe trajneri italian ka pasur një raport të veçantë me tifozerinë, pasi për t’i falënderuar ka ndërmarrë një iniciativë mjaft të veçantë. Mançini ka blerë një faqe në edicionin e sotëm të “Manchester Evening News”, duke bërë të qartë se do të kujtojë gjithmonë këtë eksperiencë të veçantë.
“Tifozë të Mançester Sitit. Tre vite të paharrueshme. Do të jeni gjithmonë në zemrën time. Mirupafshim. Roberto Mançini”, shkruhet në këtë mesazh që gjendej bashke me një foto të trajnerit italian dhe tre trofeve që ai fitoi në vitet e fundit me klubin anglez. (LajmeShqip.com)
Saturday, 18 May 2013 17:08