Trajneri i Mançester Siti, Roberto Mançini, ka pranuar se sulmuesi Mario Baloteli duhet të mbajë qetësinë e tij gjatë javëve të ardhshme pasi skuadra po lufton për titullin e Premier League.
Me Karlos Tevez i cili ka vendosur të kthehet dhe me Mario Balotelin e qetë, Mançini mendon se ka kualitetin e duhur për ta fituar kampionatin.
“Unë kam folur me Mario dy javë më parë”, u ka thënë Mançini gazetarëve.
“I thashë ‘Të lutem, ne kemi 13 ndeshje për të luajtur, do të përpiqemi që të kemi sjellje të mira në fushë dhe të mendojmë vetëm për të luajtur futboll’”.
Sulmuesi 21 vjeçar, i cili është u pezulluar katër ndeshje pasi goditi Skot Parker të Totenhem, ka qenë qendër polemikash që nga ardhja e tij në klub.
Ai ka marrë 17 kartonë të verdhë dhe 3 të kuq që nga transferimi në vitin 2010 dhe ka qenë objekt i thashethemeve në lidhje me sjelljet e çuditshme jashtë në fushës.
“Është e vështirë për të gjetur një përkufizim të mirë për të”, vazhdoi Mançini.
“Ne e dimë se Mario është një lojtar fantastik, por ai është i ri dhe nganjëherë ai do të bëjë gabime”.
“Në qoftë se ai mund të ruajë qetësinë e tij, në qoftë se koka e tij është në rregull, për dy muajt e ardhshëm ai do të jetë i rëndësishme për ne. Është e rëndësishme që të kemi të gjithë lojtarët të gatshëm dhe në dispozicion për të gjitha ndeshjet”, tha trajneri italian. (LajmeShqip.com)
Thursday, 16 February 2012 13:41