Manchester City e ka deklasuar Tottenhamin jo vetëm me rezultat, por edhe me loje të bukur. Ky sezon për Cityn thuaj se është më i miri në historin pasi që skuadra po zhvillon një lojë mjaft të bukur.
Pjesa e parë i takoi Edin Dzekos, i cili për 10 minutat e fundit të pjesës së parë shënoi 2 gola për t’i dhënë epërsi të dukshme skuadrës së tij.
Ndërsa, në pjesën e dytë ishte prapë Edin Dzeko ai që i ngriti shifrat në 3-0 për Cityn dhe që nuk u ndal me aq por edhe i sapotransferuari në skuadër, Sergio Aguero, në minutën 60’ shënoi për 4-0.
Vendasit u munduan të bëjnë diçka, mirëpo nuk arritën, përveç një goli me anë të Kabulit në minutën e 68’, mirëpo Edin Dzeko nuk ishte “i pajtimit” dhe shënoi gol në minutën e 90’ për t’i ngritur shifrat në 5-1 dhe për të shënuar golin e katërt personal në ndeshje.
Ndërsa, edhe Manchester United e ka mposhtur Arsenalin, fillimisht ishte Welbeck ai që shënoi për 1-0 në minutën e 22’, ndërsa në minutën e 28’ ishte Young ai që e ngriti epërsinë në 2-0.
Robin Van Persie e lëshoi një rast të mirë, pasi e huqi penalltinë e fituar në minutën e 27’.
Për 3-0 u kujdes Wayne Rooney, i cili në minutën e 41’ shënoi, ndërsa këtij goli iu kundërpërgjigj Theo Walcot i cili ngushtoi epërsinë ne 3-1, në minutën e 45’.
Duket se Man Utd është në formë shumë të mirë pasi që Wayne Rooney në minutën e 64’ shënoi për rezultatin 4-1, ndërsa Luis Nani në minutën e 67’ shënoi golin e pestë për “djajtë”.
Për golin e gjashtë doli në skenë Park Ji Sung, i cili e ngriti epërsinë në 6-1 në të mirë të Manchester United, mirëpo Arsenali edhe pse me mungesa të mëdha u mundua të bëjë diçka, mirëpo nuk arriti, ishte Van Persie ai që i ngushtoi shifrat në 6-2 në minutën e 74’.
Ndërsa, për 8-2 u përkujdesen Wayne Rooney, i cili shënoj nga penalltia në minutën e 82’ dhe Young në minutën e 90’.
Portali LajmeShqip.com ua sjellë rezultatet e ndeshjeve që u zhvilluan dje në Premier League.
Newcastele 2 – 1 Fulham
Tottenham 1- – 5 Manchester City
WBA 0 -1 Stoke City
Manchester United 8 -2 Arsenal. (LajmeShqip.com)
Monday, 29 August 2011 07:11