City e filloi takimin mjaft mirë dhe arriti që përmes Mario Balotellit ta përmbyllë pjesën e parë me rezultat 1-0, në minutën e 28’.
Dy minuta pasi filloi pjesa e dytë ishte Adam Johnson ai që ngriti epërsinë në 2-0, ndërsa 5 minuta më vonë ishte Kompany ai i cili ia dha qetësinë Manchester City.
Krejt çka bëri Aston Villa ishte një gol i shënuar nga Warnock, i cili doli të jetë edhe goli i nderit.
James Milner ishte ai që përmbylli takimin dhe shënoj golin e katërt për Cityn dhe tani për tani “pasanikët” e mbajnë kreun e Premier Leagues, pasi që United barazoi në derbin ndaj Liverpoolit. (LajmeShqip.com)
Sunday, 16 October 2011 10:37