Derbi, prej më të mëdhenjve në botë, ka përfunduar me fundosjen e yjeve të Sir Alex Fergusonit.
Manchester City i ka shënuar gjashtë gola dhe ka pësuar vetëm një, për ta turpëruar gjigandin e futbollit botëror, Manchester United.
Ata ishin krejt të pamëshirshëm përballë rivalëve nga qyteti i tyre.
Serinë e golave e nisi sulmuesi italian Cityt, Mario Balotelli, në minutën ’22, për ta vazhduar atë edhe në minutën e ’60, për 2-0. Për ta trefishuar rezultatin për City-n u kujdes Aguero, në minutën e ’69, ndërsa golin e e parë dhe të vetëm për United e shnoi Fletcher, në minutën ‘81, për 1-3.
Kur të gjithë menduan se ky do të jetë rezultati final, në minutat shtesë, City tundi edhe tre herë rrjetën e rivalëve nga qyteti, përmes Dzekos dy herë dhe për mes Silvas, për ta fundosur me 6-1, skuadrën e Sir Alex Fergusonit.
Ky është turpi më i madh që tash e disa vjet e kapësuar Manchester United në fushën e blertë nga ndonjë skuadër. (LajmeShqip.com)
Sunday, 23 October 2011 16:44