Mançester Siti është kthyer në skuadrën më të paguar sportive në botë, pasi arriti të kalonte Barcelonën dhe Real Madrid në këtë renditje mjaft të veçantë.
Që nga momenti kur pronësia e klubit kaloi nën kontrollin e sheikut Mansur në vitin 2008, Mançester Siti është kthyer në një forcë dominuese si në fushën e lojës, ashtu edhe jashtë saj, me mesataren e rrogës së një futbollisti që ka arritur në shifrën 5.2 milion paund në vit.
Lojtarët më të paguar të këtij ekipi, ku përfshihen Jaja Ture, Serxho Aguero e Karlos Tevez, përfitojnë mesatarisht një rrogë javore prej 100764 paund, rreth 7 mijë paund më shumë se ekipi i dytë në këtë klasifikim të veçantë, skuadra e bejsbollit e LA Doxhërs.
Skuadrat që mbanin dy vendet e para në vitin e kaluar, Barcelona dhe Real Madrid, kanë rënë në këtë klasifikim për shkak të rënies së forcës së euros, ndonëse vazhdojnë edhe ata të paguajnë një mesatare prej 4.7 milion paund për çdo futbollist të ekipit të parë në vit. (LajmeShqip.com)
Renditja e skuadrave sipas rrogës mesatare që paguajnë në vit dhe në javë për çdo lojtar:
1. Mançester Siti-futboll-£5239750-£100764
2. LA Doxhërs-bejsboll- £4855783-£93380
3. Real Madrid-futboll-£4718172-£90734
4. Barcelona-futboll-£4690430-£90201
5. Nju Jork Jenkis-bejsboll-£4649188-£89407
6. Milan-futboll-£4251111-£81752
7. LA Leikërs-basketboll-£4090742-£78671
8. Çelsi-futboll-£4058742-£78053
9. Bajern Mynih-futboll-£4000036-£76924
10. Inter-futboll-£4000000-£76923
11. Filadelfia Fillis-bejsboll-£3982336-£76583
12. Mançester Junajtid-futboll-£3921987-£75423
Wednesday, 12 June 2013 12:33