Skuadra e Mançester Junajtid ka marrë një leksion futbolli nga Njukasëll në ndeshjen e prapambetur të javës së 20-të. Ekipi i Aleks Ferguson është mundur me rezultatin 3-0 në një ndeshje që është dominuar tërësisht nga skuadra vendase.
Ferguson vendosi të linte në pankinë portierin De Gea, pas gafës që ky i fundit bëri në javën e kaluar. Por zëvendësuesi Lindegard nuk mundi të bënte asgjë përballë sulmuesve të Njukasëll që e vunë në vështirësi disa herë. Në minutën e 33-të ishte Ba që kaloi në avantazh skuadrën e tij, ndërsa në minutën e 47-të, ishte Kabaje që dyfishoi rezultatin.
Goditja përfundimtare erdhi në minutat e fundit të takimit kur Fil Xhons shënoi në portën e tij, duke vulosur këtë disfatë. Me këtë humbje, Mançester Junajtid ka lënë përsëri Mançester Siti t’i shkëputet 3 pikë në kreun e renditjes së kampionatit. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
04.01.2012
Everton-Bolton 1-2
Njukasëll-M. Junajtid 3-0
Renditja
M. Siti 48 pikë, M. Junajtid 45, Totenhem 42, Çelsi 37, Arsenal 36, Liverpul 34, Njukasëll 33, Stok 29, Noruiç 25, Sandërlend 24, Everton 24, Suonsi 23, Aston Vila 23, Fullhem 23, Uest Bromuiç 22, Ulvërhempton 17, QPR 17, Bolton 16, Uigan 15, Bllekbërn 14
Wednesday, 04 January 2012 23:24