Interi ka shënuar fitoren e parë në Serie A kundër skuadrës së Atalantas, në ndeshjen e zhvilluar në Meazza.
Nerazurët fituan me rezultat minimal prej 1-0, me golin e përforcimit të ri, Stevan Jovetiq, në minutën e 90+3’,raporton Koha.net.
Atalanta mbeti me një lojtar më pak në fushë kur, Carmona u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 71’. Kjo ia lehtësoi më tepër punët skuadrës së Roberto Mancinit.
Në këtë takim për Interin, u paraqit edhe shqiptari, Rey Manaj, i cili u inkuadrua në minutën e 85’, për t’u ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 90+5’.
Monday, 24 August 2015 08:10