Shefi ekzekutiv i skundrës Gjermane, Dortmund, Hans Joachim Watze i ka ftuar skuadrat angleze Man City e Chelsean të bëjnë ofertat e tyre për mesfushorin kreativ Nuri Sahin.
Për Nuri Sahin, nuk janë të interesuara vetëm këto dy skuadra pasi që interesim për mesfushorin kanë shprehur edhe gjigantet evropian si Real Madrid, Man Utd dhe Barcelona.
“Ne kemi provuar të zgjasim kontratën me Sahin, mirëpo fatkeqësisht nuk kemi arritur” shpjegoi Watze.
“Për fat të keq nuk arritëm marrëveshje, nëse për Nuri Sahin, marrim një ofertë nga Real Madrid, Barcelona, Man City, Man Utd apo Chelsea, atëherë ne do të ulemi me ta dhe do ta diskutojmë atë.”
Thursday, 21 April 2011 08:51