Majkëll Felps ka treguar se aftësitë e tij sportive nuk janë të gjitha vetëm në ujin e pishinës, pasi po shkëlqen edhe si një lojtar golfi. Notari që ka fituar 18 medalje olimpike në karrierën e tij, ka arritur të vendosë një rekord të ri, duke realizuar një gjuajtje finale prej 53 jard gjatë turneut Dunhill Links në Skoci.
Topit iu deshën 17 sekonda rrotullim në tokë që të përfundonte në gropë, ndërsa siguroi një duartrokitje të gjatë nga publiku, sidomos pasi u mësua se gjuajtja e tij kishte qenë më e gjata në historinë e turneve të transmetuar në televizione, duke e futur atë në librin e rekordeve të golfit. Felps po merr pjesë në këtë turne duke luajtur përkrah një lojtari të njohur golfi, Pol Kejsi. Edhe ky i fundit ishte protagonist i një episodi interesant, pasi një qen i vodhi topin pas gjuajtjes së tij në gropën e 12-të cirkuitit skocez. (LajmeShqip.com)
Saturday, 06 October 2012 12:30