Humbja e parë e Majemi pas 9 fitoresh radhazi ka sjellë edhe një herë në plan të parë LeBron Xhejms dhe “frikën” e tij për të bërë gjuajtjet vendimtare në fund të ndeshjeve. Debati i filluar që në finalet e sezoni të kaluar ndaj Dallas, është rihapur pas humbjes 99-98 ndaj Utah. Ndonëse Xhejms ishte autor i një ndeshje të përkryer me 35 pikë, 10 topa në tabelë e 6 pasime, ai është kritikuar nga specialistët pasi kishte mundësinë t’i jepte fitore skuadrës së tij në sekondat e fundit. Por ai preferoi të pasonte te Haslem, i cili gaboi gjuajtjen vendimtare.
Ndërkohë, Kobi Brajant vazhdon të shkëlqejë edhe pse po mban një maskë në fytyrë pas frakturës së pësuar në hundë. Ylli i LA Leikërs ka udhëhequr skuadrën e tij drejt fitores 115-107 ndaj Sakramento, duke realizuar 38 pikë, 8 topa në tabelë e 3 pasime. Megjithatë, për të parë forcën e vërtetë të kësaj skuadre duhet pritur fundjava, kur ajo do të përballet me Majemi, aktualisht ekipi më i fortë në NBA. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Memfis-Toronto 102-99
Miluoki-Atlanta 94-99
Çikago-Kliveland 112-91
Nju Xhersi-Boston 94-107
Denver-Hjuston 117-105
G. Steit-Filadelfia 83-105
Dallas-Nju Orlins 92-97
Sharlot-San Antonio 72-102
Majemi-Utah 98-99
LA Klipërs-Feniks 78-81
Sakramento-LA Leikërs 107-115
Saturday, 03 March 2012 10:02