Majemi ka arritur të fitojë kundër Orlandos me rezultatin 91-81, duke arritur të marrë këtë sezon dy fitore në katër ndeshjet kundër kësaj skuadre. Ekipi i Floridës shpreson që të mos ndeshet me skuadrën e Duajt Hauard në play-off pasi Orlando i krijon gjithmonë probleme falë një mbrojtje të jashtëzakonshme që bëjnë lojtarë e saj. Këtë natë, ata kufizuan LeBron Xhejms në vetëm 14 pikë, por Bosh (23 pikë, 7 topa në tabelë) dhe Uejd (31 pikë, 6 topa në tabelë, 4 pasime) arritën të rikuperonin gjithçka për të marrë një fitore shumë të rëndësishme.
Ndërkohë, fitoreve u janë kthyer edhe LA Klipërs, ndonëse atyre u është dashur koha shtesë për të mundur Detroit. Kris Pol me 19 pikë, 9 topa në tabelë dhe 15 pasme ka qenë padyshim lojtari më i mirë për kalifornianët, ndërsa Bleik Grifin ka shtuar 17 pikë e 11 topa në tabelë.
Nuk ka patur të njëjtin fat skuadra tjetër e këtij qyteti, pasi LA Leikërs janë mundur në shtëpi nga Utah me rezultatin 103-99. Çuditërisht, lojtari më i dobët në fushë ka qenë Kobi Brajant, i cili ka realizuar vetëm 3 nga 20 gjuajtjet e tentuara. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Atlanta-Kliveland 103-87
Detroit-LA Klipërs 83-87
Minesota-Sakramento 99-115
Uashington-Memfis 92-97
Orlando-Majemi 81-91
Hjuston-Feniks 86-99
Portland-Oklahoma 95-111
Utah-LA Leikërs 103-99
Monday, 19 March 2012 09:57