Krerët e klubit vendosën që për të mirën e tyre dhe futbollistit ta huazojnë në skuadrën e FSV Frankfurtit që garon në Bundesliga 2, transmeton Koha.net. Halimi 20-vjeçar ditë më parë u transferua te Mainzi nga skuadra e Bundesligës 3, Stuttgarter Kickers, transmeton koha.net.
“Ne nuk kemi dyshim në cilësitë e Besar Halimit, prandaj edhe kemi insistuar që ta kemi në kontratë afatgjate në mënyrë që të përkujdesemi për të që ai të arrijë nivelin që e kërkon Bundesliga. Konkurrenca në skuadër nuk i garantonte një vend në ekipin e parë e as zhvillim, prandaj vendosëm që për zhvillimin e tij ta huazojmë për një vit”, ka thënë menaxheri i klubit, Christian Heidel, për mediat gjermane.
Thursday, 16 July 2015 09:55