Çunat e Jose Mourinhos do të udhëtojnë në rajonin bask, ku do të jenë në kërkim të fitores së gjashtë e tyre në La Liga, kundër luftëtarëve baskë.

Ndeshja zhvillohet më: 29 tetor 2011.
Vendi: Spanjë.
Stadiumi: Estadio Municipal de Anoeta – Donostia-San Sebastian.
Real Madrid do të jetë pa Raul Albiol, i cili aktualisht është i lënduar, ndërsa Nuri Sahin dhe Ricardo Carvalho ende nuk janë të aftë.
Jose Mourinho pritet të ndryshojë paksa formacionin e së mërkurës me Kaka dhe Karim Benzema, ka gjasa që Mesut Ozil dhe Gonzalo Higuain të jenë stratues.
Sociedad do të fillojë me sulmuesin Carlos Vela, kurse kapiteni Mikel Aranburu mund të kthehet në qendër të mesfushës, ndërsa Xabi Prieto mund të kthehet në fillimin përpara Daniel Estrada.
Formacioni i Real Sociedad, 4-2-3-1: Bravo; C. Martinez, I. Martinez, Demidov, Bella; Aranburu, Mariga; Prieto, Zurutuza, Griezmann; Vela.
Formacioni i Real Madridit, 4-2-3-1: Casillas; Arbeloa, Ramos, Pepe, Marcelo; Xabi Alonso, Khedira; Di Maria, Ozil, Ronaldo; Higuain. (LajmeShqip.com)
Saturday, 29 October 2011 11:29