Skuadra e Mynshengladbah po planifikon lëvizje të mëdha në verë dhe ka vënë si prioritet dyshen kosovare të Bazelit, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.
“Der Spiegel” bëri të ditur se Borusia Mynshengladbah është përgatitur për të bërë një ofertë të rëndësishme gjatë transferimeve të verës dhe tanimë ata janë duke u përgatitur për dyshen e Bazelit, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.
Pas shitjes së Marko Reus, drejtori sportiv, Maks Eberl premtoi se do të ri-investoheshin paratë në dyshen kosovare që luan për Zvicrën.
Nëse Mynshengladbah dëshiron të nënshkruajë me dyshen e Bazelit, ajo do të përballet me konkurrencë të ashpër. Hamburg e ka bërë një ofertë zyrtare për Xhakën, që besohet të jetë në një vlerë prej 7 milionë eurosh, ndërsa Shaqiri, i cili vlerësohet rreth 15 milionë euro, ka qenë i lidhur me një numër të madh klubesh, duke përfshirë Lilë, Porto, Dinamo Kiev dhe Barcelona.
Kontrata e Shaqirit përfundon në vitin 2014, ndërsa ajo e Xhakës në vitin 2015. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 10 January 2012 20:12