Skysport njofton se mbrojtësi i shumëkërkuar i Newcastle, Jose Enrique është një nga synimet e gjigantëve francez Lyon.
25 vjeçari ka tërhequr interesin e klubeve gjatë të këtij sezoni, dhe Liverpool thuhet se janë të interesuar për spanjollin pasi mbrojtësi i tanishëm Fabio Aurelio është duke luftuar me lëndime.
I riu 18 vjeçar, John Flanagan, pavarësisht nga një varg përformancash mbresëlënëse, menaxheri Kenny Dalglish ka thënë që ata duan dikë më shumë përvojë.
Por, sipas raporteve në Francë, Lyon janë në kërkim për të zëvendësuar Aly Cissokho, i cili mund të largohet në Inter këtë verë, dhe kanë caktuar Enriquen si njeriu që ata duan për të zëvendësuar atë.
Gjithashtu, Skysports raporton se Aston Villa janë duke u përgatitur ta bëjnë Stewart Downing lojtarin më të paguar në klubin e tyre dhe kështu ta bindin të qëndrojë në Villa Park.
Downing ka pasur një sezon të shkëlqyer te Villa dhe që tani është shpallur lojtari më i mirë i vitit i Aston Villa.
Anglezi ka qenë i lidhur me një kalim në Liverpool verës, dhe duket se klubi nga Merseyside janë shumë të interesuar për atë.
Megjithatë, Villa tashmë janë përgatitur të humbin Ashley Young verës dhe ta humbin edhe Downing nuk do të mund të përballojnë për shumë kohë, pasi këta të dy janë më të mirët në klub.
Tani Skysports.com kupton se Villa janë të gatshëm ti bëjnë Downing një kontratë të re dhe të bëhet lojtari më i paguar i klubit vetëm ta bëjnë atë të qëndrojë.
Tuesday, 17 May 2011 14:54