Lyon ka konfirmuar se ka një marrëveshje për të shitur Miralem Pjaniçin në Romë.
21-vjeçari nga Bosnja të martën në mbrëmje kur u pyet për një lëvizje në Seria A, tha se “çdo gjë mund të ndodhë”, dhe tani drejtor sportiv i klubit francez, Bernard Lacombe, ka konfirmuar se bisedimet kanë përparuar, duke pretenduar se lojtari është shitur në Romë.
“Ka një marrëveshje me drejtuesit e Romës me mënyrën e transferimit”, tha Lacombe për La Gazzetta dello Sport.
“Por, unë nuk dua të them më shumë tani, sepse lojtari ka nevojë për të pranuar një transferim.”
Jo vetem Pjaniç, por romakët kanë qenë gjithashtu të lidhur me një lëvizje të fundit për Fernando Gagon e Real Madridit, ku e kanë konkurrencë të drejtpërdrejtë Palermon, e cila, gjithashtu, është e prirur për nënshkrimin e argjentinasit. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 31 August 2011 16:55