18-vjeçari i talentuar belg pohon se është shumë pranë kalimit në Premier League. Romelu Lukaku tha se e ardhmja e tij është në Premier League, por nuk e di se në cilin ekip.
I riu është plotësisht i gatshëm ta lë Belgjikën për Anglinë. “Do jem në një nga tre ekipet më të mira në Premier League”, tha Lukaku.
Interes për të kanë shfaqur Chelsea, Manchester United dhe Arsenal, por Chelsea është në avantazh për t’i pasur shërbimet e talentit belg.
Ndërsa burime nga Holanda bëjnë të ditur se Chelsea ose Liverpool duhet të paguajnë 12 milionë funte për ta transferuar holandezin Vurnon Anita, pasi ai ka nënshkruar kontratë të re me Ajaxin.
Ky është çmimi që duhet të paguajnë të dy klubet angleze, nëse duhan ta marrin 22-vjeçarin, i cili ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2014.
Ajax mund ta zgjasë kontratën akoma me Anitan, në mënyrë taktike, që çmimi i tij të rritet.
Ndërkohe, Florent Malouda ka kërkuar nga Chelsea për t’i dhënë atij një kontratë të re, por nuk e di nëse klubi dëshiron që ai të qëndrojë. Francezi kërkon që ta përfundoje karrierën e tij në Stamford Bridge.
Kërkesat e tij për negociata mbi një marrëveshje të re, duket të kenë rënë në vesh të shurdhër, për shkak se klubi i vazhdon kërkimet për një menaxher i ri dhe drejtor sportiv.
30-vjeçari i cili ka edhe dy vjet deri në përfundim të kontratës aktuale mësohet të ketë thënë: “Unë kam pasur dy takime me kryetarin, por politika e klubit është të nënshkruajë me lojtarë pas moshës 30, vetëm për një vit. Kjo është situata ime”.
Malouda ka arritur tek Chelsea me Mourinjon, në vitin 2007, nga Lyoni për një shifër 13.5 milionë funte.
Për Didier Drogban (33) me siguri do të përfundojë karriera në Chelsea, njofton sot “The Sun”.
“Ai është një nga sulmuesit më të mirë botërorë. Posa të emërohet trajneri, një nga gjërat e para që do të bëjë është zgjatja e kontratës së Drogbës”, ka njoftuar një burim i paemëruar.
Aktualisht Drogba fiton rreth 130 mijë funte në javë, ndërsa në këtë sezon ka shënuar 11 gola, në 36 paraqitje në Premier League.
Sezonin e kaluar u shpall golashënuesi më i mirë i Premier League me 29 gola.
Wednesday, 01 June 2011 13:09