Chelsea shumë shpejt do ta finalizoje transferimin e talentit belg, Lukaku. Besohet se delegacioni i Chelseat do takohet me agjentin e tij dhe drejtuesit e Anderlehtit, në Monako, për kalimin e Lukakut në Londër.
Pas ardhjes së tij duket se Anelka nuk do ketë më vend në formacion dhe me shumë mundësi do të largohet.
Ndërsa sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, ka kërkuar që të lejohet për t’u transferuar në Tottenham Hostpur. Burimet në Chelsea thonë se Drogba ishte shumë i pakënaqur me ardhjen e Torresit, sepse e largon atë nga klubi për shkak të formës së tij jo të mirë dhe të moshës.
Drogba i ka edhe 12 muaj kontratë me Chelsean, por ende nuk e di nëse do ta vazhdojë atë me menaxherin e ri. Ai mund te largohet drejt Londrës së veriut, sepse e kërkon Tottenhami i Harry Redknappt.
Drogba ka qenë i lidhur me Tottenhamin më parë dhe edhe tani ajo duket se mund të realizohet.
Thursday, 09 June 2011 12:42