Chelsea mori një fitore 2-0 ndaj Bayer Leverkusenit. Mbrojtësi brazilian mbështeti ekipin e tij dhe spanjollin e sapo transferuar, Juan Mata, i cili shënoi edhe golin e dytë.
Mbrojtesi i Chelseas, David Luiz ka lavdëruar shokun e ekipit të tij, Fernando Torres, dhe tha se ai do të shënojë shumë gola, edhe pse ende nuk e ka gjetur rrugën e tij.
Realisht Torres siguroi të dy golat, dhe ish lojtari i Benficas ka lëvdata të mëdha për spanjollin, duke thënë se ai do të rigjejë golin shumë shpejtë.
Braziliani tha për Sky Sport: “Fernando Torres është një person shumë i mirë dhe ai bëri një lojë shumë të mirë, e ndihmoi skuadrën që të shënojë dy gola.”
Ndërkohë, menaxheri i Chelseas, Andre vila-Boas, ka rezervuar falënderim të veçantë për mbrojtësin.
Ai tha për Daily Mirror: “Nuk është hera e parë që Luiz shënon, e keni parë që gjithmonë avancon para dhe e ka shpejtësinë e duhur dhe gjuajtjet e duhura, kjo është diçka që na bënë të jemi krenar për të.”
“Unë jam i lumtur. Këta lojtarë kanë talent dhe teknikë. Përballja me Manchester Unitedin në Premier League do të jetë një takim i fortë dhe ne jemi në kërkim të fitoreve, pavarsishtë se me kë luajmë”, tha ai.
Wednesday, 14 September 2011 13:36