Ish-bosi i Barcelona B, Luis Enrique, tani është strategu i ri i ish-kampionëve të Italisë, duke shpresuar të sjellë një epokë të re, thuhet në raportet e fundit që vijnë nga Italia.
Romakët e kanë emëruar Luis Enriquen trajner të tyre të ri, duke i dhënë atij një kontratë dyvjeçare, me mundësi të zgjatjes edhe për një vit.
Sky Sport24 raporton se një marrëveshje është arritur në mes të klubit italian dhe ish-trajnerin të Barcelona B dhe se një njoftim zyrtar pritet shpejt.
41-vjeçari do të marrë 1.6 milionë euro në vit dhe do të sjellë katër anëtarë të stafit të tij nga Barcelona B, ndërsa një nga ta do të mbetet në Barcelonë.
Lajmi vjen vetëm disa orë pasi Enrique, një ish-mesfushor spanjoll dhe ish-lojtar i gjigantit Barcelona, pranoi se ka një marrëveshje të plotë me gjallorossët.
“E gjitha çfarë duhet është firma ime”, ka thënë ai.
Thursday, 09 June 2011 13:47