Luis Enrike nuk ka ndër mend të heqë dorë lehtë nga projekti i tij te Roma dhe premton luftë, edhe kundër atyre që e shohin thuajse të larguar nga ekipi italian.
“Projekt i shkuar dëm? Janë të gjitha hipoteza, kur erdha këtu e dija që do të ishte e vështirë. Unë punoj dhe do të vë veten time në dispozicion të skuadrës, nuk heq dorë lehtë. A do të jem këtu në sezonin e ardhshëm? Nuk mendoj për këto gjera, tani jam vetëm i përqendruar te Palermo pasi dua t’i jap disa kënaqësi tifozëve të ekipit. Duhet të më duroni minimalisht edhe për 4-5 vite të tjera. Në futboll nuk i dihet kurrë, por po të ishte për mua, edhe 5 vite do të qëndroja këtu”, kanë qenë fjalët e teknikut spanjoll.
Ai ka bërë të qartë se strategjia e zgjedhur për të mos investuar gjatë merkatos së janarit, ka qenë plotësisht ide e tij. “Një mbrojtës më shumë në janar? Bashkë me Sabatinin dhe Baldinin vendosëm të mos ndërhynim në merkato. Klubi nuk ka faj në këtë situatë, përgjegjësitë janë të gjitha të miat”, ka treguar Luis Enrike. (LajmeShqip.com)
Friday, 09 March 2012 16:27