Mesfushori brazilian Lucas Leiva ka fituar çmimin Lojtari i sezonit 2010-2011, nga Standard Chartered.
Duke folur për çmimin e tij, ai tha: “Unë jam shumë i lumtur dhe me të vërtetë krenar që jam zgjedhur nga tifozët.
“Kjo tregon se ata me të vërtetë e vlerësojmë punën që unë jam duke e bërë për ekipin dhe do të vazhdoj ta bëjë gjithmonë duke dhënë 100% në çdo ndeshje të vetme dhe duke u përpjekur për të arritur gjëra të mira për këtë klub, ku ndjehem me të vërtetë mirë dhe ku dua të jem një fitues.”
“Unë mendoj se jam përmirësuar çdo sezon, por sigurisht ky sezon ka qenë i veçantë për mua, sepse kam luajtur me qëndrueshmëri. Kjo është ajo që unë isha duke kërkuar në sezonet e mëparme.”
Fabio Aurelio është i vendosur të qëndrojë në Liverpool dhe të luftojë për një vend në formacionin e parë.
Ai nuk ua ka frikën ardhjeve të reja në skuadër në pozitën e tij.
“Liverpool gjithmonë tenton ta ketë skuadrën e fortë, andaj edhe konkurrenca duhet po ashtu të jetë e madhe.”
“Nëse kjo është e mirë për të mirën e ekipit atëherë mua më duhet t’i mveshem punës sa më shumë, në mënyrë që ta kem një vend të sigurt në formacionin e parë.”
“Brengat e mia të vetme janë që të mos lëndohem shpesh, sepse unë e di se me cilësitë që kam mund të luftoj për çdo gjë. Shpresoj që sezonin e ardhshëm nuk do të kem lëndime si në këtë që shkoi”, tha Aurelio.
Portieri i Aston Villes , Brad Friedel ka refuzuar kontratën e re të Aston Villes dhe ofertën e West Brom-it , për të nënshkruar me Liverpool-in.
Friedel është pajtuar të nënshkruaj kontrat dy vjeçare me ekipin e Kenny Dalglish-it që të jetë zëvendësues i Reines kur mungon në ndonjë ndeshje.
Aston Villa i ka ofruar edhe bonuse për paraqitje mirëpo Friedel dëshiron vetëm rikthimin në Liverpool.
Ky transferim Liverpool-it nuk do ti kushtoj fare pasi i ka skaduar kontrata Friedel-it me Aston Villen . Zyrtarizimi pritet në ditët në vijim.
Tuesday, 24 May 2011 17:19