Mesfushori argjentinas është i vendosur të humbasë katër muaj të sezonit, për t’i dhënë fund një problemi shqetësues të lëndimit, duke shkuar nën thikë.
Kapiteni i Anderlehtit, Lucas Biglia, do t’i nënshtrohet operacionit këtë javë, për të kuruar një problem shqetësues në shpatull, bëri të ditur klubi në faqen zyrtare.
Biglia, i cili u shfaq si një objektiv transferimi për Liverpool dhe AC Milan gjatë verës, humbi ndeshjen e së mërkurës për Kupën e Rupel Boom dhe tani do të mungojë për katër muaj të tjerë, derisa ai të rimëkëmbet nga operacioni.
Një deklaratë në faqen e internetit të klubit thotë: “Argjentinasi ka qenë duke luftuar qe një kohë me shpatullat e tij, dhe operacioni është i pashmangshëm.”
25-vjeçari do të kthehet në vendin e tij për procedurën e rehabilitimit të plotë. (LajmeShqip.com)
Monday, 31 October 2011 14:03