Sulmuesi i Liverpoolit, Andy Carroll, është cilësuar si një nga sulmuesit më të mirë në Evropë nga ish-shoku i tij i ekipit, Peter Lovenkrands.
Lovenkrands dhe Carroll kishin formuar një partneritet vdekjeprurës në “St James Park”, që ishte një faktor i madh në sigurimin e titullit të “Championship”, sezonin e fundit, para se Carroll të shkonte drejt Liverpoolit në janar.
Ish-sulmuesi i Rangers, Lovenkrands, ishte plot me falënderime për Carroll, i cili shënoi golin e tij për Anglinë kundër Ganas muajin e kaluar, por këmbënguli se ai nuk do të ketë një udhëtim të lehtë kundër ish-klubit të tij.
“Me Andyn, do ta kemi më vështirë nëse ai luan, do të jetë mirë për ta parë atë përsëri. Por është detyrë e jona për ta ndaluar atë,” tha ai.
“Ai ishte pasuri për ne, ai është shumë i fortë dhe një nga më të mirët në Evropë. Ai e ka treguar këtë përsëri me Liverpoolin dhe me Anglinë.”
Thursday, 28 April 2011 07:10