Finalja e Kupës së Italisë, derbi mes Lacios dhe Romës, është tensionuar aq shumë sa tashmë gjendja ka mbërritur në një pikë të tillë ku lojtarët po marrin kërcënime me jetë.
Këtë fakt e ka denoncuar sot zëdhënësi për shtyp i klubit të Lacios, Stefano De Martino, i cili bëri të ditur se lojtarët kishin marrë telefonata kërcënuese, ku i kërkohej që të humbnin ndeshjen me Romën.
“Duam t’i bëjmë të ditur të gjithëve se metoda të tilla nuk funksionojnë dhe se kemi lajmëruar autoritetet përkatëse policore të hetojnë”, tha ai, duke treguar se telefonatat u kishin ardhur disa lojtarëve në numrat e tyre personalë.
Tensioni i kësaj sfide është i tillë aq sa edhe kapiteni i dytë i Romës, Daniele De Rosi, u bëri thirrje tifozëve të vet që të mos kishte shfaqje dhune në stadium në sfidën e nesërme, pasi kështu ndeshja do të humbte bukurinë e saj. (LajmeShqip.com)
Saturday, 25 May 2013 18:00