Bien dy rekordet e para botërore që në ditën e parë të garave në Olimpiadën e Londrës gjatë kualifikueseve të gjuajtjes me hark për meshkuj, ndërsa sukesine ka merituar një koreano-jugor që është ligjërisht i verbër.
Im Dong-hiun, theu rekordin që e mbante po ai, me 72 shigjeta në objektiv, ndërsa bashkë me Kim Bubmin dhe Oh Jin-hiek, vendosën rekordin e ri për skuadra me 216 shigjeta, 18 më shumë se rekordi i mëparshëm.
26 vjeçari Dong-hiun ka një shikueshmëri prej 10% në syrin e tij të majtë, gjë që e bën atë të verbër dhe të penalizuar ndjeshëm në krahasim me një person që ka shikueshmëri të saktë 100%.
Por atleti korean është shprehur gjithmonë se pavarësisht handikapit të tij, nuk e cilëson veten ndryshe nga të tjerët dhe për këtë arsye merr pjesë në Lojërat Olimpike dhe jo ato Paralimpike.
“Nuk mbaj shkop, nuk kam qen për të verbër. Në disa raste është shumë e pakëndshme kur njerëzit tonë se jam me aftësi të kufizuara. Sinqerisht që nuk më pëlqen gjithë ky interesim për shikueshmërinë time”.
“Por kur shoh tabelën e gjuajtjes, bojërat janë sikur kanë përfunduar në ujë dhe kufijtë nuk janë të qartë. E kam provuar të përdor syze, por nuk ndjehem rehat me to”, tha atleti që është kandidat kryesor për të fituar medaljen e artë si në garën individuale, ashtu edhe në atë të skuadrës. (LajmeShqip.com)
Friday, 27 July 2012 19:01