Turneu i futbollit për meshkuj në Lojërat Olimpike ka filluar me një surprizë të madhe, humbjen 1-0 të Spanjës përballë Japonisë. Iberikët janë mundur nga një gol i Otsu në minutë e 34-t e ndonëse kanë patur në fushë tre Kampionë Evrope (Mata, Martinez e Alba), nuk ka arritur të ndalin suksesin e aziatikëve.
Ndërkohë, Brazili ka arritur të fitojë në ndeshjen hapëse kundër Egjiptit, por duke i komplikuar shumë punë vetes. Brazilianët kanë shënuar tre herë brenda 30 minutave me Rafael, Damiao dhe Neimar, duke bërë që gjithçka të dukej e thjeshtë për ta. Por dy gola të Abo Trika dhe Saleh në pjesën e dytë kanë vënë në dyshim këtë fitore deri në minutat e fundit të sfidës.
Britania e madhe, skuadra vendase në turneun Olimpik është dashur të kënaqet në një barazim 1-1 ndaj Senegalit. Barazim 1-1 edhe për Zvicrën përballë Gabonit, ku Admir Mehmedi ka shënuar golin e vetëm për helvetët me penallti që në minutën e 5-të të ndeshjes. (LajmeShqip.com)
GRUPI A
Britani M.-Senegal 1-1
E. B. Arabe-Uruguai 1-2
GRUPI B
Meksikë-Kore J. 0-0
Gabon-Zvicër 1-1
GRUPI C
Bjellorusi-Zelandë e Re 1-0
Brazil-Egjipt 3-2
GRUPI D
Honduras-Marok 2-2
Spanjë-Japoni 0-1
Friday, 27 July 2012 08:01