Kapiteni i Liverpool dhe hajmalia e mesfushës ka qenë larg fushave të lojës që nga marsi me një dëmtim në ije, por ai tani është i vendosur që të bëjë rikthimin e tij kundër Brighton në Kupën e Ligës.
Carragher beson se jo vetëm që do të përmirësojë performancën e ekipit, ai gjithashtu do të sigurojë një shtytje shumë të nevojshme pas dy humbjeve të njëpasnjëshme në Premier League, duke përfshirë një humbje prej 4-0 në Tottenham.
Prania e tij do të japë të gjithëve një shtytje,” tha Carragher për Daily Express. “Natyrisht se është zhgënjyese, ai ka humbur fillimin e sezonit të ri, por e rëndësishme është që ai do të rikthehet dhe do të na ndihmoj tani. Unë flas me të çdo ditë, kështu që unë e di se sa ai ka dashur të kthehet. Kjo është ajo që e karakterizon atë. Ai është i dëshpëruar për të qenë pjesë e projektit të ri.”
Gerrard tani për tani nuk e ka vendin e garantuar pasi që dyshja Charlie Adam dhe Jordania Henderson kanë bërë paraqitje të mira këtë sezon. Megjithatë, Carragher shpjegoi se konkurrenca për vende është normale, kjo nuk është vetëm tek Stevie,” shtoi ai. “Stevie po kthehet për të na ndihmuar, ai është kapiten, emri i tij është i madh këtu, ai është thjesht një nga lojtarët më të mirë në botë.” (LajmeShqip.com)
Wednesday, 21 September 2011 12:44 