Kërkimi i Liverpulit për një trajner të ri mori një kthesë interesante pasi u bë e ditur se klubi kishte kontaktuar me të paktën katër trajnerë të njohur, ku përfshihet dhe ish-tekniku i Barcelonës, Pep Guardiola.
Sipas “Daily Mail”, zyrtarët e klubit kanë filluar të shohin çdo opsion të mundshëm për të zëvendësuar të shkarkuarin Keni Dalglish, ndërsa mes emrave të kontaktuar fillimisht është edhe ai i Pep Guardolës dhe Fabio Kapelos, bashkë me emrat e Roberto Martinez dhe Brendan Roxhers, ku i pari është trajner i Uigan dhe i dyti është trajner i Suonsi.
Për Martinez, Uigan ka dhënë leje që ai të kontaktojë me klube të tjera, por duket se vetë tekniku preferon Aston Vilën para Liverpulit.
Në këtë situatë, pronarët e Liverpulit janë të qartë se duan njeriun më të mirë të mundshëm për të drejtuar skuadrën dhe po mbledhin informacione mbi të gjithë trajnerët “fitues” që janë në qarkullim.
Didier Deshamp i Marsejës vazhdon të jetë një prej kandidatëve që pritet të kontaktohen në ditët në vazhdim, ashtu si Jurgen Klop i Borusia Dortmund apo Bert Van Marvijk i Holandës. (LajmeShqip.com)
Friday, 18 May 2012 08:40