Harry Redknapp ka kritikuar skuadrën aktuale të Liverpoolit.
Ish trajneri i Tottenhamit, Harry Redknap ka kritikuar skuadrën aktuale të Liverpoolit, duke thënë se është më e dobëta në 10 vitet e fundit.
Mirëpo, ai shfajësoj trajnerin Rodgers, pasi e pranoi se lojtarët më t emirë janë larguar pa dëshirën e tij.
“E kam thënë edhe më herët se kjo është skuadra më e dobët e Liverpoolit në 10 vitet e fundit. Ata humbën Gerrardin dhe ai ishte shumë i rëndësishëm”, tha Redknapp për BT Sport.
“Nuk është krejt faji i Rodgersit. Ai nuk ka mundur të bëjë asgjë për Sterlingun, ashtu sikurse edhe për Suarez ose lëndimin e Sturridge. Është kohë e vështirë për të”.
Friday, 18 September 2015 13:08