Brendan Rodgers ka treguar se ai po e shijon punën në Liverpool.
Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers shpreson se edhe me tutje do të mbetet në krye të skuadrës, pavarësisht barazimit 1:1 me Sionin në Europa League.
Ai përveç kësaj tha se po e shijon punën e tij në Liverpool dhe se kjo është një skuadër që po ndërtohet për të ardhmen.
“Ka presion të jesh në një skuadër të madhe si Liverpooli. Por, po e shijoj punën këtu dhe është një sfidë e jashtëzakonshme. Ne kemi qenë duke e ndërtuar këtë skuadër për disa vite dhe është ende duke u ndërtuar”, tha Rodgers gjatë konferencës për media.
Kujtojmë se Liverpooli këtë edicion e ka nisur shumë keq si Premierligën si Europa Leaguen dhe në 8 ndeshjet e fundit ka vetëm 1 fitore. /Express
Friday, 02 October 2015 13:34