Disa spekulime nga Gjermania theksojnë që Elia është afër të kalojë në Anfiled. Ai aktualisht luan për ekipin nga Bundesliga, Hamburg.
Elia ka bërë deri më tani 20 paraqitje për ekipin holandez në formacionin e parë, ai është i ri, ka përvojë dhe kjo është e lehtë për të parë se pse Kenny Dalglish është i gatshëm të bëjë përpjekje për ta sjellë atë në Anfiled.
Sulmuesi i ri holandez do të kushtojë rreth 10 milionë funte, shumë e cila nuk e pengon aspak Liverpoolin.
Gjithashtu, Liverpool, është afër të arrijë marrëveshje me skuadrën e Sunderlandit për mesfushorin Jordan Henderson.
Henderson ka qenë i lidhur edhe me Man Utd., Man City dhe Arsenal, mirëpo spekulohet se Henderson iu ka thënë shokëve të tij se do të preferonte kalimin tek Liverpooli, pasi do të ketë më shumë hapësirë dhe se “The Reds” janë afër ta kompletojnë marrëveshjen prej 13 milionë funtesh.
Ndërsa, marrëveshja mund të kompletohet pasi Henderson të kthehet nga Kampionati Evropian për kombëtaret U21.
Edhe mediet franceze kanë raportuar se Liverpooli dëshiron të sjellë në Anfield lojtarin e Monacos Benjamin Moukandjo.
Moukandjo, i cili u transferua në Monaco gjatë afatit kalimtar të janarit nga ekipi i Ligës së Dytë Franceze “Nimesan”.
Moukandjo ka deklaruar se nuk dëshiron të qëndrojë në klubin francez Monaco dhe se dëshiron të ndërrojë ambient, e kjo e ka shtyrë menaxherin e Liverpoolit, Kenny Dalglish që të mendojë ta sjellë në Anfield, Benjamin Moukandjon.
Se për çfarë shume mund të vijë në Anfield, ende nuk është bërë e ditur.
Në anën tjetër, legjenda e Liverpoolit, Robi Fowler, është rikthyer në Angli me pretendimin se ka ardhur koha që të drejtoj ndonjë klub futbolli.
Foëler kishte kaluar një vit në Perth Glory ku më pastaj vendosi të rikthehet në Angli.
Foëler theksoj: “Unë dua ta falënderoj kryetarin e klubit i cili më kuptoj plotësisht që synimi im ishte rikthimi në Angli. Dua të jetoj me familjen time në Britaninë e Madhe dhe kjo është e ardhmja ime”.
Thursday, 02 June 2011 10:25