Liverpool dhe AC Milan janë të vendosur për të garuar ballë për ballë për të fituar shërbimet e belgut, Axel Witsel në këtë verë.
Mesfushori nga Standard Liege, ka qenë i ndjekur nga afër nga një numër i klubeve evropiane, por raportet në Itali kanë pohuar se Milan dhe Liverpool janë aktualisht duke kryesuar.
22-vjeçari belg ka qenë një nga lojtarët kyç të skuadra e “Standard Liege” që kur ai erdhi në klub në vitin 2006, por duket i vendosur për tu larguar në verë pas interesit të treguar nga klubet Evropiane.
Por me një kontratë në “Standard Liege” deri në vitin 2013, klubi janë të mendimit që të kërkojnë të paktën 10 milion funte për mesfushorin e tyre kreativ.
Është raportuar se agjentët nga gjysma e klubeve të “Premier League” ishin të pranishëm kur Witsel shënoi dy golat në fitoren 2-0 të Belgjikës kundër Austrisë në mars.
Por, kuptohet se Liverpool është i gatshëm të vazhdojë interesimin e me një përpjekje.
Thursday, 28 April 2011 07:21