Sipas disa raporteve në Spanjë, Juan Mata duket se do të jetë nënshkrimi tjetër i madh i Liverpoolit, pas transferimit te Hendersonit.
Mata i ka kaluar katër sezone me Valencian, pas mbërritjes në stadiumin Mestalla nga ekipi i Real Madrid B, dhe ka qenë prej kohësh i lidhur me një lëvizje ne Anfiled Road.
Mata do të shtojë risi të mëdha në mesfushë, diçka që i ka munguar Liverpoolit për një kohë të gjatë.
Ai është vlerësuar rreth 20 milionë dhe thuhet se të kuqtë duket të kenë një buxhet të madh gjatë kësaj vere, prandaj transferimi i spanjollit nuk do të ishte problem për pronaret e Liverpoolit.
Ndërsa Jordan Henderson insiston se do të jetë i gatshëm për Liverpoolin në fillim të sezonit 2011-2012.
“E di se menaxherët dhe lojtarët janë të brengosur që po luaj shumë, mirëpo dua t’ju siguroj se ndihem mjaft mirë fizikisht dhe ju garantoj se do të jem i gatshëm në fillim të sezonit”.
“Po, unë kam luajtur shumë, por kam ende energji që dua ta jap. Ne jemi të rijn dhe dëshirojmë të luajmë futboll dhe, po ashtu, do të kërkojmë të arrijmë diçka për kombëtaren tonë tani”, tha Henderson.
Pas sigurimit të shërbimeve të Jordan Henderson, Liverpool tani synon mesfushorin e krahut të Aston Villes, Stewart Downing, ka transmetuar “Daily Telegraph”.
Downing ka qenë i lidhur që një kohë me Liverpoolin, ndërsa tani “The Reds janë të gatshëm të ofrojnë plotë 10 milionë funte, në mënyrë që reprezentuesi anglez t’i mbrojë ngjyrat e “Merseyside”.
Saturday, 11 June 2011 17:20