Liverpooli është vënë në ndjekje të anësorit të Wiganit, Charles N’Zogbia.
Liverpooli, si duket, objektiv kryesor në afatin e janarit ka vetëm lojtarët anësorë. Kohë më parë Liverpooli ka konfirmuar interesimin e tij për lojtarin e Aston Villas, Ashley Young dhe lojtarin tjetër, Downing.
Charles N’Zogbia ka shënuar nëntë gola prej të cilave 7 gola në Premier Ligë, N’Zogbia mund të largohet nga Wigani për një çmim të ulët.
Lucas Leiva beson se Liverpooli e ka vendin në Champions League, andaj sezonin e ardhshëm synon që “The Reds” të jenë atje.
“Ju jeni duke parë se pronarët e Liverpoolit janë të vendosur që ta forcojnë klubin me disa lojtarë të rinj, sepse ata dëshirojnë të na kthejnë në vendin ku Liverpooli e meriton, Champions Leaguen”.
“Planet e mia janë të qëndroj këtu, të fitoj tituj me Liverpoolin dhe të jem pjesë e rëndësishme e ekipit”, tha Lucas.
Vetëm pas nëntë muajve deri tani në Anfield, Raul Meireles ka kërkuar kontratë të re nga klubi. Meireles tha se Anfieldi është sikur shtëpia e tij dhe nëse do të pyetej, ai do të vazhdonte kontratën për dhjetë ose njëzet vite të tjera.
Mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, ka shprehur dëshirën e tij që një ditë të bëhet menaxher i futbollit.
Ish reprezentuesi i Kombëtares Angleze, ka deklaruar se ka mësuar shumë nga menaxherët të cilët e udhëhoqën klubin e Liverpoolit.
Carragher është lojtari i dytë me më së shumti paraqitje në Liverpool, gjithsej 667. Edhe pse është 33-vjeçar, ai nuk e ndjen lodhjen dhe gjithmonë është i gatshëm t’i ndihmojë klubit tij të zemrës.
Carra nuk e di çfarë lloj bosi do të bëhet, mirëpo ai me zemër dëshiron të bëhet menaxher futbolli, kur ta përfundojë karrierën si futbollist.
Friday, 20 May 2011 09:55