Kompania “Epic Pictures Group” po bën gati një film mbi jetën e futbollistit argjentinas Lionel Mesi, shfaqja e të cilit me shumë mundësi do të përputhet me fillimin e Botërorit 2014.
Filmi do të jetë një lloj biografie e kampionit argjentinas, me titullin “Messi: Historia e djalit që u bë legjendë”, shkruar nga Luka Kaioli, ndërsa ai do të financohet dhe prodhohet nga kompania hollivudiane e prodhimit të filmave.
Dy drejtuesit e kompanisë amerikane, Patrik Euald dhe Shakid Berenson, aktualisht janë në fazën e mbledhjes së grupit të punës dhe aktorëve, ndërsa do të fillojnë sa më shpejt xhirimet pasi duan që gjithçka të jetë gati në majin e vitin 2014 dhe ai të shfaqet në sallat e kinemave në të gjitha botën gjatë Botërorit.
Mendohet se producentët duan ta përqendrojnë historinë në fëmijërinë e Mesit, origjinën e tij të thjeshtë dhe mënyrën se si përballi të gjitha problemet shëndetësore, ashtu si edhe u faktin që ishte i shkurtër dhe që pakkush besonte asokohe se do të ktheje në një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohëve.
“Objektivi është të bëjmë një film pozitiv dhe të ndjeshëm, në mënyrë që t’i japim publikut inspirimin për të ndjekur ëndrrat, sado të pamundura të duken ato, deklaroi Euald. (LajmeShqip.com)
Thursday, 09 May 2013 09:23