Pavarësisht se Javier Mascherano është në dispozicion të skuadrës për përzgjedhje, Eric Abidal duhet të zëvendësojë Fontas në qendër të mbrojtjes. Megjithatë, lajmi më i madh për Barcelonën do të jetë kthimi i kapitenit fantastik, Carles Puyol, i cili është i gatshëm për të marrë vendin e tij së bashku me francezin.
Thiago Alcantara dhe Seydou Keita janë në dispozicionin e trajnerit Gurdiola për mesfushën dhe kjo shkon në favor të Sergio Busquets, i cili filloi në mbrojtje fundjavën që lamë pas. Përveç kësaj, Alexis Sanchez është i lënduar, mirëpo është David Villa ai që do të kujdeset për vrasje anësore dhe do ta përkrahë Lionel Messin në qendër të sulmit.
Për fat të keq, për mbajtësit e Ligës së Kampionëve, Gerard Pique ende nuk është kthyer nga lëndimi, i cili vazhdon të shërohet.
Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Valdes, Alves, Puyol, Abidal, Adriano, Busquets, Xavi Iniesta, Pedro, Messi, Villa.
Në anën tjetër, Massimiliano Allegri është i vendosur për të bërë disa ndryshime pas barazim kundër Lazios, të premten e kaluar, edhe pse Taje Taiëo dhe Mathieu Flamini janë të lënduar.
Ndryshimet e mësipërme janë në mesfushë, ku Mark van Bomel do të fillojë kundër ish-skuadrës se tij, në mungesë të Gennaro Gattusos, i cili është i pezulluar për katër ndeshje.
Përveç kësaj, ish lojtari i Palermos, Antonio Nocerino, ka të ngjarë të fillojë si titullar.
Formacioni i mundshëm i Milanit: Abbiati, Abate, Nesta, Silva, Antonini, Nocerino, Mark van Bommel, Aquilani, Boateng, Cassano, Ibrahimoviq.
Për portierin Victor Valdes kjo është ndeshja e 410-të dhe e kalon ish-portierin e Barcelonës, tani drejtorin sportiv, Andoni Zubizarreta.
Guardiola është trajneri më i suksesshëm në historinë e Barcelonës, me 12 tituj, duke e mposhtur kështu edhe Johan Cruyff, i cili ka 11 tituj gjithsej. Gjithashtu, Xavi është lojtari më i suksesshëm i klubit, duke fituar 18 trofe.
Barcelona mbetet në Camp Nou e pamposhtur në garat evropiane që nga një humbje 2-1 me Rubin Kazan, në sezonin 2009-10, ndërsa AC Milan është pa humbje në Seria A, që nga humbja fundit, kur u mposht nga Palermo me rezultat 1-0 në sezonin e kaluar.
Barazimi 2-2 me Lazion, gjithashtu, do të thotë se rossonerët e kanë filluar mbrojtjen e Scudettos, pasi që në vitin 1999 me një barazim 2-2, e filloj mbrojtjen e titullit me Leccen dhe në vitin 2004, po me barazim 2-2 e filloi mbrojtjen e titullit me Livornon.
Të dy klubet janë takuar 11 herë në Evropë, me katër fitore dhe tre barazime secila. Historia e Barcelonës në shtëpi në Milanin lexon dy fitore, dy barazime dhe një humbje.
Takimi më i paharrueshëm mes Barçës dhe Milanit mbetet ai i viti 1994, në Ligën e Kampionëve, në finalen në Athinë, të cilën italianët e fituan 4-0, dhe kjo vazhdon të jetë fitorja më e thellë e kohës së fundit në finale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshjet tjera që do të zhvillohen sot për kualifikime në Ligën e Kampionëve, janë:
Grupi E: Chelsea vs Bayer Leverkusen; Racing Genk vs. Valencia
Grupi F: Borussia Dortmund vs. Arsenal; Olympiakos vs. Marseille
Grupi G: Apoel Nicosia vs. Zenit St. Petersburg; FC Porto vs. Shakhtar Donetsk
Grupi H: Barcelona vs. AC Milan; Viktoria Plzen vs, Bate Borisov. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 13 September 2011 16:43