Liga e Kampionëve vazhdon këtë mesjave më ndeshjet e javës së katërt të fazës së grupeve.
Përballja Real Madrid-PSG është kryesfidat e kësaj xhiro që luhet sonte në “Santiago Bernabeu”, në kuadër të Grupit A, transmeton KP.
Ballafaqimi i parë mes kampionëve në fuqi të Francës dhe madrilenëve ishte mbyllur pa gola, derisa ndeshje e fortë pritet të luhet edhe Madrid në takimin e kthimit.
“Los Blancos” kësaj ndeshje i hynë për fitore në mënyrë që të “blindoj” kreun e tabelës në këtë grup. Real dhe PSG aktualisht kryesojnë grupin më nga shtatë pikë të tubuara.
Mbrëmja e së martës do të sjell edhe duelin mes Manchester Unitedit dhe CSKA Moskës, sfidë kjo që luhet në kuadër të Grupit B. ‘Djajtë e Kuq’ më gjithë ‘arsenalin’ e tyre synojnë fitore në mënyrë që të mbetet në garë për të siguruar një vend që çon në rundin tjetër të garave, kurse, PSV-ja në shtëpinë e saj e sfidon liderin e këtij grupi, Wolfsburgun.
Ndeshje joshëse pritet të luhet edhe në përballjen mes Borussia Monchengadbach dhe Sevillës, takim ky që luhet në kuadër të Grupit D. Ballafaqimi i parë mes këtyre dy skuadrave i zhvilluar në Torino ishte mbyllur baras. Monchengladbachun e Granit Xhakës e pret një ndeshje e madh për shkak së takohet me kampionët e Italisë, njëherësh nënkampionët e Evropës.
Tuesday, 03 November 2015 15:36