Gjiganti italian, Milan, ka shënuar fitore të pastër, me rezultat 2-0 në Grupin H. Skuadra italiane u tregua shumë e fuqishme kundër Bate Borisovit.
Golat për Milanin i shënuan: Ibrahimoviç (33’) dhe Boateng (70’).
Edhe Barcelona, e cila bën pjesë në Grupih H, ka vazhduar me fitore. Këtë radhë viktima ishte Viktoria Plzen.
Barcelona dominoi gjatë gjithë lojës, por shënoi vetëm dy gola, që erdhën nga Iniesta, në minutën e 10’, ndërsa e përmbylli David Villa, në minutën e 82’.
Chelsea që bën pjesë në Grupin E, ka vazhduar me fitore të thellë kundër Genk-ut, me rezultat 5-0.
Për londinezët shënuan: Meireles (8’), Torres (11’, 27’), Ivanoviç (42’) dhe Kalou (72’).
Tani Chelsea kryeson grupin me 7 pikë, ndërsa në vendin e dytë është skuadra gjermane e Leverkusen, me një pikë më pak.
Ndërsa, skuadra tjetër angleze, Arsenal, megjithëse realizoi fitore, në fund duket se është në rrugë të mirë.
Edhe anglezët edhe francezët ishin thuajse të barabartë me lojë, mirëpo, krejt në fund, kur të gjithë prisnin vërshëllimen e fundit të gjyqtarit, ishte Ramsey ai që i siguroi tre pikë të arta për Arsenalin, në minutën e 92’ të takimit. (LajmeShqip.com)
Thursday, 20 October 2011 09:40